19 persona vdiqën kurse 711 të tjerë u infektuan me COVID-19 në Kosovë

 19 persona vdiqën kurse 711 të tjerë u infektuan me COVID-19 në Kosovë

23 April 2020, Berlin: An employee physician holds a swab in one of the swabs placed on the central fairground in the outpatient corona test facility. You can now drive through the Drive-Inn to get a medical smear. For this purpose, the Mitte Health Office assigns individual time slots by telephone. The tests are to be evaluated by the state laboratory within 24 hours. Photo: Britta Pedersen/dpa-Zentralbild/ZB (Photo by Britta Pedersen/picture alliance via Getty Images)

Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 711 persona me COVID-19, ndërsa 19 pacientë vdiqën.

Po ashtu sipas raportit të IKSHPK-së thuhet se 748 pacientë u shëruan.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Të ngjashme