9 muaj pandemi dhe masa kufizuese, Kosova ende s’e ka bërë hapin e parë drejt Rimëkëmbjes Ekonomike

 9 muaj pandemi dhe masa kufizuese, Kosova ende s’e ka bërë hapin e parë drejt Rimëkëmbjes Ekonomike

Që nga marsi kur në Kosovë është lajmëruar rasti i parë me koronavirus, shteti ka bërë shumë pak për t’i riparuar dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti nuk po arrin kurrësesi t’i sigurojë votat e nevojshme për ta votuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe këtu nuk po gjen përkrahje as tek votat e opozitës, shkruan lajmi.net.

Aktualisht, Kosova është nën masa shtërnguese për të parandaluar numrin e madh të rasteve me koronavirus që është më i larti që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

Ora policore, ndalimi i aktiviteteve ekonomike pas orës 19:00 dhe shtërngimet në gastronomi dhe aktivitete ekonomike kanë bërë që në Kosovë të ketë rënie në qarkullimin e të hollave mbi 1 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë.

Kosova tani ka mbi 12 mijë raste aktive dhe lirimi i masave nuk është në konsideratë nga autoritetet përkatëse, por në anën tjetër nuk shihet shpresë për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshje me Bashkimin Evropian që i sjell Kosovës në arkat e saj 26,5 milionë euro për luftimin e pandemisë, por nga BE kanë bërë apel që të votohet Ligji i Rimëkëmbjës.

Këto thirrje të BE-së janë bërë gjatë ditës së djeshme kur Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomáš Szunyog

Në këtë takim, dy palët shprehën nevojën urgjente për aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Të ngjashme