“A është e vërtetë që merresh me drogë?”- Shpat Kasapi nuk kursehet, nga xhelozia e Selvije Jao-s deri tek planet për dasmë, ja çfarë tha këngëtari

 “A është e vërtetë që merresh me drogë?”- Shpat Kasapi nuk kursehet, nga xhelozia e Selvije Jao-s deri tek planet për dasmë, ja çfarë tha këngëtari

Për shkak të pandemisë, shumë prej nesh mund t’i ketë marrë malli për koncerte, dasma apo festa të ndryshme, prandaj lidhur me këtë temë, Shpat Kasapi realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij.

Shumica prej tyre i kërkonin këngëtarit të sillte projekte të reja muzikore, ose të përpunonte e të sillte një version të ri të disa prej këngëve hit të tij, si “Kush të ndau prej meje” apo “Valle Kosovare”.

shpat kasapi selvije (5)

Megjithatë, artisti nuk i shpëtoi pyetjeve për fejesën e tij.

shpat kasapi (4)

Njëri nga ndjekësit shfaqi kuriozitetin për të ditur nëse Shpati do të organizojë një dasmë private apo madhështore, së cilës këngëtari iu përgjigj:

Kur të vendosim, do të njoftoheni. Të dyja kanë lezetin e vet”.

selvije jao shpat kasapi (7)

Për shkak të lajmit të rremë që qarkulloi në media disa javë më parë, ku thuhej se Shpati ishte ndaluar nga Policia për shkak të drogës, atij iu drejtua pyetja: “A është e vërtetë që merresh me drogë?

shpat kasapi (2)

Ata që merren me këtë pjesë janë të tjerë, jo unë, por nuk merrem me shpifje. E kam parim të jetës”, iu përgjigj Kasapi ndjekësit.

shpat kasapi selvija (4)

Sigurisht që nuk munguan as pyetjet rreth xhelozisë në çift, siç ishte kjo: “A do e ketë problem Selvija kur të shkosh të këndosh jashtë?

shpat kasapi (5)

Shpati shkroi: “Aty ku ka dashuri, ka edhe besnikëri dhe mirëkuptim. Kuptohemi lehtë, nuk bëjmë asgjë pa konsultimin e njëri-tjetrit!”.

shpat kasapi selvija (3)

Të ngjashme