Alarm për 1 nga vaksinat e Covid-19; “Nuk ka asnjë funksionalitet për të na mbrojtur”

 Alarm për 1 nga vaksinat e Covid-19; “Nuk ka asnjë funksionalitet për të na mbrojtur”

Këto ditë mediat Gjermane kanë tronditur publikun me një lajm i cili është shqetësues.

 

Edhe pse janë konfirmuar tashmë disa vaksina kundër Covid-19, ende nuk dihet 100% mbrojtja që ato na mundësojnë ndaj këtij virusi.

Këto ditë mediat Gjermane kanë tronditur publikun me një lajm i cili është shqetësues.

gazetat gjermane Bild dhe Handelschblatt deklaruan se vaksina Oxford/AstraZeneca është vetëm 8% efektive te njerëzit mbi moshën 65-vjeçare, duke cituar sipas tyre, burime të larta qeveritare.

Kjo vaksinë britanike thuhet se nuk do të marri konfirmimin nga Evropa për personat mbi 65 vjeç.

8% efikasitet është një lajm shumë i tmerrshëm dhe për këtë arsye shkencëtarët kanë reaguar, gjithashtu dhe Universiteti i Oksfordit e ka hedhur poshtë raportin duke thënë se nuk ka baza për këtë njoftim.

Një deklaratë e tillë vjen në mes të një mosmarrëveshjeje të ashpër midis Bashkimit Evropian dhe AstraZeneca-s rreth dërgesave, me kompaninë që thotë se nuk do të jetë në gjendje të përmbushë një porosi të mëparshme.

AstraZeneca i ka pakësuar dukshëm furnizimet me vaksinën kundër koronavirusit në BE dhe arsyeja ka të bëjë me problemet në prodhim.

Të ngjashme