Albin Kurti, bëri sot homazhe tek varri i Astrit Deharit dhe Adem Demaçit

Sot në ditën e ditëlindjes së Adem Demaçit dhe Astrit Deharit Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe tek varret e tyre. Këtë e kanë bërë të ditur në LVV duke theksuar se  Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin, shkruan botaelajmeve.

 

“Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura”, thuhet në njoftim.

Në nderë të tyre, një delegacion i prirë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherit, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bëri sot homazhe duke vendosur lule të freskëta te varret e tyre./Botaelajmeve

Të ngjashme