Analisti Armend Muja, aderon në Lëvizjen Vetëvendosje

 Analisti Armend Muja, aderon në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njeherit ish kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes rrjetit të tij facebook, ka bërë të ditur se nga sot analisti Armend Muja është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!. Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme. Ai tani është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare”,kashkruar Kurti.

Poashtu Kurti thotë se  Armendi ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University. Në Master dhe Doktoratë ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore. Më herët ka shërbyer si drejtor për çështje akademike në Kolegjin UBT. Gjithashtu ai ka punuar si këshilltar në projektet e Programit për Reforma Ekonomike (ERP), Planin e Zhvillimit Kombëtar dhe Vlerësim të Planit Strategjik Arsimor për GIZ, UNDP dhe Këshillin e Evropës. Armend Muja është me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim të punojmë bashkë në Lëvizje./Botaelajmeve.com

Të ngjashme