Ava Max sjell fotografi provokuese në bikini nga pushimet në Miami

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Për këtë, ajo ka zgjedhur Miamin e Floridës si destinacion për pushime, shoqëruar nga mikeshat e saj më të mira.

Artistja e cila ndiqet nga mbi 2.1 milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi atraktive nga momentet e këndshme që po shijon atje.

 

Ajo gjithashtu nuk ka hezituar që të publikojë disa poza mjaft provokuese, ku shfaqet me bikini, teksa vë në pah vijën e saj të trupit.

Në një pozë para pasqyrës, shqiptarja është dukur mjaft provokuese ndërsa ka treguar me krenari fizikun e saj të formësuar.

Foto: Ava Max/InstaStory

“Nga Miami me dashuri”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e disa prej fotografive, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.

Foto: Ava Max/InstaStory

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj “Heaven and Hell”, të cilin e nxori në shitje shtatorin e vitit të kaluar.

Foto: Ava Max/InstaStory

Shumë nga këngët e këtij albumi siç është ajo “My head and my heart”, janë duke e shijuar suksesin gjatë këtij viti, pas vizualizimit që iu bë me klip. 

Të ngjashme