Barcelona publikon fanellat e dyta shumë të veçanta

 Barcelona publikon fanellat e dyta shumë të veçanta

Në vazhdën e publikimit të fanellave të reja për sezonin 2020/21, radha i ka ardhur Barcelonës.

Gjiganti katalunas ka zbuluar fanellat e dyta gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Kjo fanellë është e veçantë pasi Barcelona ta ketë të dominuar ngjyrën e zezë, ndërsa është e kombinuar me ngjyrë ari.

Fanella është e prodhuar nga kompania bashkëpunuese e Barcelonës, Nike, ndërsa prodhimi vjen nga riciklimi i shisheve të plastikës.

Shitja e tyre ka filluar qysh nga dita e sotme dhe secili tifoz mund ta blejë një të tillë.

Coronavirus – Statistikat

Të ngjashme