Dafina Zeqiri iu drejtohet kolegëve që nuk e përkrahën peticionin ndaj Apple: Turp duhet t’ju vijë

 Dafina Zeqiri iu drejtohet kolegëve që nuk e përkrahën peticionin ndaj Apple: Turp duhet t’ju vijë

Ka tash e sa ditë që mijëra shqiptarë po nënshkruajnë peticionin për njohjen e Kosovës në hartat e Apple.

Kësaj iniciative i janë bashkëngjitur edhe yjet e famshëm botërorë si: Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat i kanë bërë një kërkesë publike gjigantit Apple për njohjen e Kosovës.

Ndërkohë, edhe emrat e njohur nga estrada po mbështesin një iniciativë të tillë, e njëra ndër to është këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila për ditë me rresht ka publikuar në InstaStory imazhe të ndryshme duke bërë thirrje për nënshkrimin e peticionit dhe bërjes’ report’ në hartën zyrtare të Apple.

Instalacioni “Kosovo on Apple Maps, fight fake news” para TKK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mirëpo, Dafina ka ngelur e revoltuar me disa prej kolegëve të saj, të cilët nuk po e shfrytëzojnë ndikimin e madh që kanë në rrjetet sociale, për ta përkrahur sa më shumë këtë iniciativë.

Ajo ka publikuar në InstaStory një shkrim, ku është shprehur publikisht se duhet t’u vijë turp atyre që shiten “patriotë”, e në anën tjetër nuk nënshkruajnë një peticion online.

“Duhet me ju ardh mare juve qe i thuni vetes “patriota” e spo keni “vakt” me hi online ntelefon (aty ku rrini ton diten e naten e gjat tu e kesh njoni tjetrin ma shume se qe e supportoni!) Postoni selfies e merrni “likes” a mi jep veq pak zorr as zorr jo me postu per drejtat tona n’KOSOVE jo? Edhe ju kolegt e mi nga Kosova dhe Shqiperia!”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në InstaStory.

Të ngjashme