Dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi

 Dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në bazë të numrit 100 për qind të votave, sipas të cilave Partia Demokratike e Socialistëve (e Gjukanoviqit) ka fituar 35.06 për qind të votave, përkatësisht 143 mijë 548 vota.

 

Koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi e Zdravko Krivokapiqit ka fituar 32.55 për qind, ose 133 mijë 267 vota.

Ndërsa, koalicioni Paqja është Kombi Ynë ka fituar 12. 53 për qind ose 51 mijë e 297 vota, E Bardha mbi të Zezën e Dritan Abazoviqit moti 5.53 për qind ose 22 mijë 649 vota, Socialdemokratët 4.10 për qind ose 16 mijë e 769, Partia Boshnjake 3.98 për qind ose 16 mijë e 286vota, SDP-ja – Mali i Zi i Fuqishëm 3.14 për qind ose 12 mijë e 839, Lista Shqiptare 1.58 për qind ose 6 mijë e 488vota, si dhe Koalicioni Shqiptar me Një Zë 1.14 për qind ose 4 mijë 675 vota, raporton gazeta Vijesti e Podgoricës.

Iniciativa Qytetare Kroate ka fituar 0.27  për qind ose 1 mijë e 115 vota, kurse Partia Reformiste Kroate 0.13 për qind, përkatësisht 532 vota dhe këto nuk e kanë kaluar censusin.

Kanë votuar 76.65 për qind e votuesve të regjistruar, përkatësisht 413 mijë 954 votues, nga të cilët 409 mijë e 451 fletëvotime të vlefshme. 

Të ngjashme