Deklarohet Kurti, thotë se sërish do t’i prij listës

 Deklarohet Kurti, thotë se sërish do t’i prij listës

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti është deklaruar lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ’së për kandidatët të cilën kanë probleme me ligjin.

Në mesin e 47 deputetëve që kanë probleme me ligjin është edhe Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ’ja.

Unë nuk jam në dijeni  për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo cka po verejë në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme