Dybala paralajmëron kthimin nga lëndimi

 Dybala paralajmëron kthimin nga lëndimi

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka paralajmëruar se është afër kthimit nga lëndimi që e ka mbajtur tashmë një javë jashtë fushës, raportojnë mediumet italiane të premten.

Dybala është kthyer të enjten në stërvitje por nuk pritet të përfshihet në ekip për ndeshjen që Juventusi e luan kundër Romës të shtunën mbrëma. Bazuar në fjalët e Dybalas dhe raporteve e mjekëve të Juventusit, ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo për ndeshjen e vikendit të ardhshëm, atë në udhëtim kundër Napolit (13 shkurt)

27-vjeçari këtë edicion ka tri gola e dy asistime në 16 paraqitje me Juventusin në të gjitha garat.

Të ngjashme