Efektet anësore të pijeve energjike industriale

 Efektet anësore të pijeve energjike industriale

Të gjithë e dinë se nuk janë shumë të shëndetshme nëse konsumohen në sasi, por çfarë i bënë ato saktësisht të rrezikshme.

 

Pijet energjike kanë efekte anësore të mundshme nëse nuk konsumohen me kujdes siç këshillohet në ambalazhin e tyre, shkruan “CaffeineInformer”.

Për disa njerëz, sidomos fëmijë, nuk ka sasi të sigurt të konsumit të pijeve energjike, çdo sasi mund të jetë shumë e rrezikshme.

Kjo ndodhë sepse përbërësit e pijeve energjike janë të shumta dhe të llojllojshme, duke i bërë ato më të rrezikshme në raportin e efekteve negative të mundshme.

Disa prej këtyre efekteve mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Siguria rreth konsumit të pijeve energjike është një problem masiv, pasi që fëmijët dhe adoleshentët që i konsumojnë vazhdimisht rriten në numër.

Disa vende e kanë ndaluar shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 16 vjeçare.

10 nga efektet anësore më të shpeshta janë këto:

Palpitacione / takikardi

Dridhje

Agjitacion / shqetësim

Probleme gastrointestinale

Dhimbje në kraharor / ishemi

Marramendje / sinkopë

Paretezia (ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje e lëkurës)

Pagjumësia

Bllokim i rrugëve të frymëmarrjes

Dhimbje koke

Nëse ju filloni të keni këto probleme duhet t’i drejtoheni mjekut specialist menjëherë dhe të kërkoni ndihmë mjekësore.

Të ngjashme