Erion Veliaj del pozitiv me COVID-19

 Erion Veliaj del pozitiv me COVID-19

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai me anë të një shkrimi në Facebook, duke treguar se ndjehet mirë më shëndet ashtu sikurse dhe familja e tij.

Ai ka thënë se tash punën do ta bëj nga shtëpia dhe ka porositur të gjithë të respektojnë masat.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga COVID-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia”, njofton Veliaj. /Telegrafi/

Të ngjashme