Eskalon debati mes Vitisë dhe Zemajt: A duhet edhe unë të ndërtojë një Qendër Familjare në Marevc sikur ti në fshatin tënd?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i është kundërpërgjigjur deputetit Armend Zemaj.

 

Ai tha se dëmi të cilin ish-ministri Armend Zemaj ia ka shkaktuar sistemit shëndetësorë në vend është aq i madh sa për mbi 10 vite nuk do të përmirësohet.

“Ju thatë se keni barna, mas 30 ditëve që tash s’kemi barna.Ju shumë mirë e dini se si bëhen prokurimet dhe planifikimet për barna.Unë po ju them saktë atë çka kam gjetur në Ministrinë e Shëndetësisë, 11.29% është plotësuar lista e barnave esenciale. Kjo s’bëhet për 30 ditë, kjo është dashur të bëhet disa muaj më parë është dashur të plotësohet. Gjoja se s’ka pasur specializime për katër vite, gjëja më e lehtë është nënshkrimi por në kohë pandemie të merren 1 mijë e 400 specializantë.Në një kohë pandemie të merren 1 mijë e 400 ushtarë të kësaj pandemie nga vendet ku punojnë e merren drejtpërdrejte me pacientët në teren e vendosen në QKUK ku s’kanë çfarë bëjnë se s’ka mentor të duhur është dëm shëndetësorë që nuk riparohet.Konstatimi se u është bërë presion kolegëve për ulje të testimeve është marri, është marri që dikush që ka qenë në MSH të bie në një deklaratë të tillë”, tha ai.

Tutje ministri Vitia tha se e kupton Zemajn në petkun e opozitarit, por çdo kritikë do ta marrë me seriozitet por që ofendimet e tij do ti marrë me shumë sportivitet.

“S’u kuptoj se si në kohë pandemie e keni përgjysmuar buxhetin nëpër komuna, pse keni thënë  se do ta ndërtoni spitalin e Podujevës pa pasur asnjë cent, poashtu për spitalin COVID pa pasur fare mjete por duke i shkaktuar buxhetit dëme mijëra euro.Keni larguar komplet mjekët nga fronti dhe keni sjellë në korridoret pa pasur askush ti mësojë.Keni blerë autoambulanca me 20% më shtrenjtë sa ka qenë normalja, e për ti vënë pikë kësaj pune në një kohë kur kemi nevojë për barna çka iu desh një Qendër e Mjekësisë Familjare në fshatin e juaj”, shtoi ai.

Ministri theksoi se a do të duhej që edhe ai të ndërtojë një Qendër të Mjekësisë Familjare në Marevc, vetëm pse është nga aty.

“E keni bërë si të ishin 10 vite sa dëmet i keni shkaktuar sistemit shëndetësorë, e ky dëm do të jetë i riparueshëm për më tepër se 10 vite e sidomos kjo për specializimit”,shtoi ai./Lajmi.net/

Të ngjashme