Gastronomët të pakënaqur me qeverinë: Kërkojnë zgjatjen e orarit dhe heqjen e kufizimeve

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur brenda shoqatës së tyre, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve vendore me moton “Na bosh, ju plot”, duke theksuar se ky sektor ka pasur 61% rënie të qarkullimit të hyrave financiare
Sekrerari i kësaj shoqate Arian Vranica tha se si pasojë e pandemisë dhe masave të qeverisë gastronëmët kanë pësuar humbje të mëdha
“Kemi pasur 64% rënie në qarkullim, 89% e bizneseve kanë pasur humbje dhe këto janë këto statistika shqetësuese”, u shpreh Vranica.
“Kërkojmë një politikë më aktive edhe për ruajtjen e shëndetit publik dhe pikërisht kemi vendosur këtë moto”, tha Kllokoqi.
Tutje ai bëri thirrje që prioritet të jetë gastronomia dhe masat kategorikisht të hiqen sidomos heqja e orarit dhe kufizimet.