Getinjo përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur reperit

Reperi i njohur Getinjo, ka përfunduar në spital. Ai e bëri vetë të ditur lajmin teksa publikoi një foto nga shtrati i spitalit duke bërë serum.
Megjithatë Getinjo nuk shpjegoi se çfarë i ka ndodhur dhe gjendjen e tij shëndetësore.
Prej disa kohësh reperi është përfolur shumë për jetën e tij private, pasi flirtoi në publik me dy vajzat e njohura të ekranit, Kejvina Kthellën dhe Vildane Zenelin.
Ndërkohë së fundmi publikoi një video me një modele zeshkane shumë seksi me mbishkrimin: “Zemra jem”.
Postimi me vajzën kosovare të identifikuar si Rina, nxiti dyshimet se ajo ishte vajza që i kishte rrëmbyer zemrën reperit.
Por në një intervistë për “AfterParty”, ai u shpreh se aktualisht nuk është në një lidhje por single, duke hedhur poshtë thashethemet.