Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

 Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Kelmendi” në kryeqytet, teksa lajmi.net ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aty shihet se Policia e Kosovës tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur shiritat për evidentimin e provave.

Lajmi.net ka kërkuar detaje të mëtutjeshme se a ka të plagosur në këtë rast teksa është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme