Hidratuesit e pasur e qetësojnë lëkurën me psoriazë

 Hidratuesit e pasur e qetësojnë lëkurën me psoriazë

Psoriaza dhe skuqja e lëkurës janë karakteristikë e sëmundjes së lëkurës, të cilat mund të zhduken vetë, me kalimin e kohës, por për këtë nevojitet më pak stres dhe më pak alkool, ndërsa kremrat e trashë do ta lehtësojnë gjendjen

– Cikli tipik i qelizave të lëkurës zgjat tri deri në katër javë, mirëpo te personat me psoriazë mund të zgjasë shumë më pak, nga tri deri në shtatë ditë.

Kjo rezulton me skuqje të dukshme të lëkurës – ka theksuar dermatologia britanike Anjali Mahto.

– Përdorni kremrat hidrantë për zbutjen e lëkurës së thatë, kushtoni kujdes përbërësve siç janë glicerina, vazelina, gjalpi shea dhe ceramida.

Të gjitha këto pengojnë humbjen e mëtejshme të ujit nga sipërfaqja e lëkurës, e qetësojnë lëkurën dhe zvogëlojnë thatësinë, thotë Mahto për Vogue.

Psoriaza konsiderohet gjendje kronike, që do të thotë se mund të kontrollohet, mirëpo në të vërtetë edhe nuk shërohet.

Edhe pse te shumica kjo gjendje shërohet vetvetiu, me kalimin e viteve, duke ulur nivelit e stresit dhe konsumimit të alkoolit.

Të ngjashme