Hoxhaj me Ismailin prezantojnë planin për Rimëkëmbjen Shëndetësore: Rritje dinjitoze të pagave për stafin shëndetësor, barna falas e sigurim shëndetësor

 Hoxhaj me Ismailin prezantojnë planin për Rimëkëmbjen Shëndetësore: Rritje dinjitoze të pagave për stafin shëndetësor, barna falas e sigurim shëndetësor

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj në konventën për Shëndetësinë që ka shpalosur sot kjo parti, tha se Kosova e shëndetshme kërkon një qeverisje të shëndetshme, qeverisje transparente, qeverisje të dijes dhe kjo është ajo çka PDK zotohet se do ta bëjë.

Hoxhaj, përmes konventës për Shëndetësi që po e mban PDK drejtpërdrejtë në shumicën e televizioneve dhe mediave online, tha se qytetarët e Kosovës janë sinqerisht të interesuar që të dëgjojnë ofertat programore të PDK-së, duke shtuar se duan shëndetësi më të mirë në Kosovë dhe ata meritojnë respekt.

“Qytetarët kanë nevojë për siguri. Qytetarët kanë nevojë për udhëheqje të përgjegjshme. Qytetarët kërkojnë trajtim të barabartë. Qytetarët kërkojnë respekt. Dhe në vitin e fundit nuk e kanë pasur asjnjërën prej këtyre.”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, ka shtuar se për një Kosovë të shëndetshme kërkohet një qeveri e shëndetshme.

“Kosova e Shëndetshme kërkon Qeverisje të Shëndetshme. Qeverisje transparente, qeverisje kompetente, qeverisje të dijes. Kjo është çka PDK propozon. Kjo është për çka PDK zotohet. “, ka thënë ai.

Për shpalosjen e programit të shëndetësisë, bashkë me të në adresim ishte edhe Uran Ismaili, për të cilin Hoxhaj tha se ka pasur një performancë shumë të sukseshme si Ministër i Shëndetësisë.

“Eshtë e dhimbshme që në kohë të vështira qytetarët tonë nuk kanë mundur që të përfitojnë nga udhëheqja e tij. Shpresoj që kjo do të ndryshoj së shpejti.”, ka shtuar tutje Hoxhaj.

Të ngjashme