Isco i vendosur të largohet nga Real Madrid

 Isco i vendosur të largohet nga Real Madrid

Janari mund ta bëjë me skuadër të re mesfushorin e Real Madrid, Isco. Spanjolli nuk është i lumtur më duke ngrohur stolin te ‘Los Blancos’.

‘Marca’ raporton se Isco është i vendosur për t’u larguar nga Real Madrid që në janar. Thuhet se Zidane nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të ndryshuar mendjen e tij.

Klubet nga Premierliga dhe Serie A kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Një nga më seriozet duket Everton, me trajnerin Carlo Ancelotti.

Të ngjashme