Këto sëmundje shkaktojnë mbipeshë

 Këto sëmundje shkaktojnë mbipeshë

Mbipesha jo gjithmonë është e shkaktuar nga ushqimi. Në raport me akumulimin e peshës së tepërt, rreziku i zhvillimit të kancerit gjithashtu rritet, sipas gjetjeve të shkencëtarëve norvegjezë të mbledhur nga 137,000 gra, shkruan “KosovaPress”.

Ato janë ndjekur për 18 vjet, dhe një rrezik në rritje është vërejtur në kanceret e gjirit, zorrës së trashë, endometrit, vezores, pankreasit, veshkave, fshikëzës së tëmthit, stomakut, mëlçisë, ezofagut, trurit, tiroides dhe disa lloje të mielomës.

Rritja më e madhe e rrezikut lidhet me kancerin endometrial – kjo formë e kancerit ishte mesatarisht dy herë më e zakonshme në subjektet me mbipeshë.

Shkencëtarët gjithashtu tregojnë një rritje mesatare prej 95 për qind të rrezikut të shfaqjes së kancerit në veshka.

Rritja më e madhe e rrezikut ishte e pranishme në pjesëmarrësit e studimit me shtimin më të madh të peshës.

Të ngjashme