Kida vazhdon xhirimet e klipit të ri në Dubai së bashku me reperin gjerman, Samra

Artistja e njohur shqiptare, Kida, prej disa ditësh është duke shijuar pushimet në Dubai.

Derisa po argëtohet në masë të madhe, ajo po qëndron edhe për një arsye tjetër që ka të bëjë me projektin e ri muzikor.

Këngëtarja në Emiratet e Bashkuara Arabe po realizon xhirimet e klipit të ri, për të cilin ka bashkuar forcat me reperin gjerman Samra.

Kida (Foto: Instagram)

Së fundmi, ajo ka ndarë disa imazhe të tjera nga prapaskenat e videoklipit ku shfaqet edhe me stil të ri flokësh.

Në një pjesë të projektit, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) duket në formë të mirë e veshur në një kostum rozë.

Kënga mezi po pritet edhe nga fansat e publiku, reagimet e të cilëve ishin të shumta në hapësirën për komente.

Sidoqoftë, Kida nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth bashkëpunimit të parë me një artist ndërkombëtar.

Të ngjashme