KIDS World, Projekti milionësh gjatë pandemisë

 KIDS World, Projekti milionësh gjatë pandemisë

Pandemia COVID-19 që goditi gjithë globin prishi planet që ishin paraparë për vitin 2020-të.

Në gjithë këtë situatë, ku shumë biznese u mbyllën, në Gjilan filloi ndërtimi i një hapësire të ngrohtë e magjike për fëmijë. KIDS World është një hapësirë gjigante, me higjienë maksimale e lojëra shumë të veçanta.

KIDS World, është projekti milionësh që u ngrit në në Gjilan në një objekt super modern, edhe përkundër të gjitha sfidave me të cilët u përballën pronarët e saj.

Pronari i KIDS World, Blerim Isufi në një intervistë për KosovaPress thotë se 2020-ta nuk ka qenë shumë e kënaqshme si shkak i pandemisë por megjithatë thekson që është arritur që të ndërtohet ky objekt për të vegjlit.

“Si në të gjithë botën 2020-ta nuk ka qenë shumë e kënaqshme për arsye të pandemisë, por për fat të mirë është që e ndërtuam këtë objekt dhe kjo është ajo kryesorja që mundem të veçojmë vitin 2020-të për së miri. Në vitin 2020-të në pandemi e nisëm këtë biznes ta ndërtojmë dhe në pandemi të përfundojmë dhe më 9 dhjetor e hapëm”, tha ai.

Me ndërtimin e KIDS World, u punësuan 107 punëtorë, e që në të ardhmen pritet të punësohen edhe të tjerë.

“Sfidat janë të ndryshme, mirëpo jemi munduar që punëtorët të mos i largojmë nga puna dhe të mos t’ia ndalim pagën dhe të ardhurat, kjo është ajo që jemi munduar. Por kjo është më kryesorja e kësaj kompanie që kemi ndërtuar dhe kemi punësuar 107 punëtorë deri më tani dhe do të punësojmë ende të tjerë por për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të punësojmë ende të tjerë”, tha ai.

Mbyllja totale e vendit e më pas edhe kufizimi në orar, ishin ndër sfidat me të cilat u përballë edhe Isufi.

“Sfidë tjetër ishte dhe hapja dhe mbyllja e bizneseve. Tamam fillonim me një projekt dhe punë mirëpo vinin vendimet e qeverisë dhe mbetshmi të përgjysmuar në projekte. […] Gjendja ekonomike jo e kënaqshme sikurse në të gjithë botën. Për shkak se herë është mbyllë e herë janë hapur lokalet, orari i kufizuar mirëpo është dashur t’i përballojmë të gjitha këto për arsye që të mos i largojmë punëtorët nga puna. Gjithashtu vazhduam dhe nisëm objektin e KIDS World dhe u dashtë patjetër që të përballojmë të gjitha këto sfida”, u shpreh Isufi.

Isufi tregoi se edhe gjatë 2021-tës do të vazhdohet me investime.

“Pavarësisht edhe për shkak të gjendjes së COVID që kemi pasur shumë pengesa në punë, ne prapë kemi investuar miliona për ta ndërtuar KIDS World dhe nuk jemi pishman pasi që puna po shkon mirë dhe e kanë pritur mirë qytetarët e Kosovë përgjithësi dhe është një risi për Kosovë dhe për Gjilan dhe nuk jemi pishman pavarësisht investimit në kohë pandemie por do të vazhdojmë dhe me investime tjera. […] Planet janë të ndryshme, njëkohësisht do të shkojmë tek ky kompleks për fëmijët, për argëtim. Këto janë më shumë që do t’i përshtaten këtij kompleksi, me projekte të veçanta dhe jo si jemi mësuar t’i shohim”, potencoi ai.

Një nga qendrat më të mëdha për fëmijë në Ballkan dhe më unikalja në Kosovë, KIDS World ndodhet në kilometrin e parë të magjistrales Gjilan – Ferizaj.

Përpos hapësirave standarde, Kids World” sjellë edhe risi të shumta dhe lojëra me teknologji të lartë që nuk janë parë më herët në vend, siç është edhe loja që tashmë është kthyer në sensacion global “Lasering”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Vyc7s77THv8&feature=emb_logo

Të ngjashme