Kosnett pas takimit me Kurtin: Të formohet shpejtë Kuvendi dhe Qeveria

 Kosnett pas takimit me Kurtin: Të formohet shpejtë Kuvendi dhe Qeveria

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka konfirmuar takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kosnett në një postim në Twitter nxit partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe t’i adresojnë sfidat.

“I kënaqur të takojë Albin Kurtin dhe të urojë Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj dhe diskutuam për rrugën e Kosovës përpara.

Ne i nxisim partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave”, shkruan Kosnett. /Telegrafi/

 

 

Të ngjashme