Kryeministri Kurti niset nesër për në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të niset për në Bruksel në kuadër të një vizite dy ditore.

 

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se Kurti niset drejt Brukselit nesër, në kuadër të takimeve me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

“Kryeministri do të udhëtojë të martën për në kryeqytetin e BE-së dhe do të ketë një vizitë dy ditore ku do të ketë takime më përfaqësues të lartë të BE-së, prej tyre takimi me presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli , presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen, përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell dhe komisionerë tjerë të rëndësishëm. Ai po ashtu do ta takojë edhe kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joep Borrell, ka thënë se pret që të ketë një rund të radhës të dialogut Kosovë – Serbi më 11 maj. Borrell ka thënë se nuk ka asgjë të re për të ofruar, por ka thënë se rruga evropiane duhet të jetë stimulim i mjaftueshëm për palët për të arritur drejt një sukses në dialog.

Të ngjashme