Ky është moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Ndërsa të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

The post Ky është moti për dy ditët e ardhshme appeared first on Klan Kosova.

Të ngjashme