Kylie reklamon veturën super-luksoze përmes imazheve tërheqëse

 Kylie reklamon veturën super-luksoze përmes imazheve tërheqëse

Kylie pozoi pranë një prej veturave të saj. Kylie Jenner është një prej emrave më të përfolur të shoubizit, si për jetën profesionale ashtu edhe atë private.

Duke qenë sipërmarrëse shumë e suksesshme, ajo ka arritur që në moshë të re ta marrë statusin e miliarderes.

Meqenëse ka pasuri të madhe, ajo shpenzon shumë edhe në shtëpi, vetura e veshmbathje.


Kur jemi tek veturat, Kylie posedon shumë të tilla nga më të shtrenjtat dhe nuk heziton t’i tregojë në postime të ndryshme.

Në fotot e fundit, Kylie Jenner u shfaq e veshur me
bluzë të shkurtër dhe xhinse, teksa u fotografua pranë ‘bishës’ bardhë e zi. 

Të ngjashme