Lajçak reagon pas kritikave për hartën ku e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë – thotë se u keqinterpretua

Sot pas raportimeve të mediave ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën ku është Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ky i fundit ka reaguar duke thënë se nuk është parë qartë harta.

Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.

Kështu shkruan ai në Twitter, ku edhe ka publikuar disa fotografi më afër hartës.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.

Ndryshe, pas raportimeve për këtë hartë kanë reaguar edhe nga BE-ja, por një reagim e ka bërë edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar sot pas raportimeve të mediave ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën ku është Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Stano thotë se pretendimet rreth hartës janë të pavenda.

“Pretendimi në lidhje me hartën është plotësisht i gabuar dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është përputhje me pozicionin e Bashkimit Evropian- statusi neutral. Unë do të rekomandoja të gjithë të përqendrohen në çështje reale që ndihmojnë në avancimin e dialogut për normalizimin e raporteve, në vend të përpjekjeve që të krijohen storie të rreme”, shkruan Stano në Twitter.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj Miroslav Lajçak, të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, ku në zyrën e tij kishte shfaqur hartën e Evropës me Kosovën si pjesë e Serbisë.

Haradinaj-Stublla përmes një statusi në rrjetin social në Tëitter ka shkruar se Lajçak duhet të përdorë hartën që ia ka dërguar ajo përmes postës diplomatike.

“E kuptova që të duhet një hartë e saktë e # ËB6, prandaj të dërgova një me postë diplomatike. Të punosh me harta fantazmë është krejtësisht joprofesionale dhe e mangët”, ka shkruar ajo.

Ajo po ashtu përmes këtij statusi iu drejtua Lajçakut, se sa më gjatë ta shmang hartën që ia ka dhuruar, aq më gjatë puna e tij do të jetë e dështuar.

Të ngjashme