LDK: KQZ u kërcënua nga ata që janë të obliguar të sigurojnë funksionim të pavarur

 LDK: KQZ u kërcënua nga ata që janë të obliguar të sigurojnë funksionim të pavarur

Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një konference për media ka kërkuar nga të gjitha institucionet e pavarura dhe nga KQZ-ja që të mos ndikohen nga kërcënimet.

Përfaqësuesja e LDK-së, Ardita Dushi, në këtë konferencë tha se “dje është kërcënuar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe ky është institucion i pavarur që nuk guxon të cënohet në punën e tij”, transmeton Gazeta Express.

Aju tha se kërcënimi është shkelje kushtetuese dhe “ky institucion është kërcënuar nga ata që janë të obliguar sipas kushtetutës të sigurojnë funksionim të pavarur dhe kushtetues”

Tutje, sipas LDK-së kjo është “ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një partie politike”

“Për herë të parë në Kosovë që nga viti 1999 ndodh një kërcënim i tillë dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e punës së KQZ-së”, u tha tutje në këtë konferencë.

Të ngjashme