Ligji për Pasurinë e Pajustifikueshme, Sallahu: Përveç zyrtarëve shtetëror nuk përjashtohet mundësia të hetohen edhe qytetarët

Pasuria e zyrtarëve shtetëror do të hetohet, pasi tashmë në ekzekutiv ka arritur koncept-dokumenti për Ligjin për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme. Por, përveç atyre që kanë punuar dhe punojnë në institucione shtetërore, nuk përjashtohet mundësia që me këtë ligj të hetohet edhe pasuria e qytetarëve që nuk kanë pozita zyrtare.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se janë ithtar të asaj që të krijojnë një agjenci të veçantë që do niste hetimet karshi pasurisë së paligjshme, e cila nuk është në përputhje me të hyrat e ligjshm

Zëvendësministri i Drejtësisë̈, Blerim Sallahu për KosovaPress, ka deklaruar se me këtë ligj, barra e provës bie mbi të dyshuarin i cili duhet të arsyetojë pasurinë, në të kundërtën ai thotë se ajo pasuri me aktvendim të gjykatës do shpallet e jashtëligjshme dhe do konfiskohet.

“Pjesë e hetimit të jetë pasuria, pra pasuria fillimisht e zyrtarëve shtetëror apo personave zyrtar që futen në të gjitha kategoritë̈ e shërbyesve civil, të emëruarve dhe të zgjedhur. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që gjatë diskutimeve e fazave të mëtutjeshme të futen edhe kategoritë̈ e tjera ose të vlej për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po ashtu në këtë koncept dokument ashtu siç përcaktohet nëpër shtete të caktuara parashihet themelimin e një agjencie të pavarur ku ne jemi ithtar apo përkrahës të një agjencie të tillë edhe në Kosovë. Kjo agjenci do merret zakonisht me hetimin e pasurisë̈ së pajustifikueshme me një lloj diskrepance në të hyrave të ligjshme dhe pasurisë së bërë ose me pasurinë e fituar në mënyrë të pajustifikueshme në çdo rrethanë që nuk është në përputhje me ligjin. Pra, mbi bazën e kësaj kjo agjenci do të formuloj kërkesa të caktuara, pastaj ato kërkesa do të dërgohen në gjykatë mbi bazën e këtyre kërkesave gjykata do të ngrijë fillimisht pasurinë̈ e atyre personave të hetuar. Barra e provës transferohet tek i dyshuari, ku i dyshuari duhet patjetër të vërtetoj se ajo pasuri është e ligjshme. Nëse kjo nuk ndodh, gjykata do nxjerr aktgjykim me ligjin e veçantë dhe do konsiderohet pasuria e pajustfikuar dhe joligjore dhe ajo pasuri do t’i kthehet buxhetit të shtetit”, theksoi Sallahu.

E në rat të moskrijimit të agjencisë së veçantë që do merret me këto raste, Sallahu thotë që një punë të tillë hetimore mund ta bëjë edhe Prokuroria e Shtetit.

Zëvendësministri i Drejtësisë tregon se nuk është qëllimi i këtij ligji t’i hakmerren askujt por veçse një mundësi që taksat e qytetarëve që janë marrë në mënyrë të kundërligjshme të kthehen te qytetari.

“Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e shkurton kohën e sekuestrimin dhe konfiskimit të pasurisë. Pra, nuk ka nevojë që personi i caktuar të dënohet. Ky ligj ndjek vetëm pasurinë e paligjshme, asgjë tjetër, ajo pasuri së pari konfiskohet pastaj i hapet edhe një rrugë tjetër Prokurorisë që ndaj atij personi të fillojnë procedura penale. Ky është një lloj dallimi që fillimisht që tek Ligji për Kompetenca të Zgjedhuara kërkohet të dënohet fillimisht personi, pastaj fillojnë me konfiskim. Këtu nuk ka nevojë të dënohet, këtu objekt i hetimit është pasuria, mbi bazën e kësaj do punoj agjencia dhe kështu do zbatohet ligji në mënyrë efikase dhe në mënyrë të shpejt…08/08 Ky ligj nuk do shihet në asnjë formë si hakmarrje ndaj personave të caktuar, ky ligj është për të mirën e të gjithëve, interes të përgjithshëm, për të mirën e drejtësisë, për të mirën e shtetit të së drejtës”, tha ai.

E organizatat e shoqërisë civile një ligj të tillë e kanë mirëpritur, madje edhe e shohim të domosdoshëm.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se në fazën aktuale të këtij ligji është tejet e rëndësishme të specifikohet mënyra e dokumentimit apo mjetet e të provuarit për pasurinë që kontestohet.

Për idenë e krijimit të një agjencie të veçantë që do merrej me hetimin e pasurisë, Hoxha thotë se këtë punë më së mirë mund ta bëjë Prokuroria e Shtetit.

“Janë dy çështje që duhet të diskutohen më shumë lidhur me koncept-dokument që mund të realizohet në projektligj e para është barazia e ligjit në atë që a do të nënshtrohen këtij ligji vetëm personat zyrtar dhe familjarët e tyre apo do t’i nënshtrohen këtij ligji edhe persona të tjerë. Si do të përcaktohen mjetet e të provuarit do thotë si do mund të aprovohet që pasuria që kontestohet është e personit që është palë në procedurë. Në këtë aspekt ne vlerësojmë se duhet të specifikohet secili dokument apo mënyrë e dokumentimit të pronësisë e cila duhet marr për bazë në këtë procedurë…Fillimisht do ishte më e preferueshme që një gjë e tillë të iniciohej vetëm nga prokurori i shtetit, meqenëse i njëjti e ka përgatitjen profesionale për të kryer përgatitjen e nevojshme për vërtetimin e një çështje të tillë”, tha ajo.

Ndonëse e përkrah idenë që barra e provës të vihet mbi supet e të dyshuarit, Hoxha thotë se në momentin kur rregullohet mënyra e dokumentimit të pasurisë, ky ligj mund të prek çdo person tjetër jo vetëm ata persona që janë pjesë e institucioneve publike.

“Ne mendojmë̈ që korrupsioni nuk është i shprehur vetëm në institucione sa do që institucionet kanë qenë pre e korrupsionit me vite të tëra, mendoj që kjo lidhet me aspektin e dokumenteve ose mënyrën së të provuarit të pasurisë, në këtë aspekt nëse arrijmë̈ të rregullohet kjo procedurë besoj që nuk do ishte problematike të përfshiheni edhe persona tjerë përpos atyre zyrtar”, tha Hoxha.

Ndërsa, Erblin Hoxha, koordinator i projekteve në FOL, e konsideron të domosdoshëm këtë ligj.

Ai thotë se kjo qeveria Kurti II, ka vullnet për të ecur tutje drejtë krijimit të një ligjit të tillë.

“Ky është̈ vetëm koncept dokument do thotë janë edhe disa procedura të gjata në proces para se të zbatohet dhe të bëhet ligj. Por ne konsiderojmë̈ ne e shohim të domosdoshëm më shumë se të nevojshëm që një ligj i tillë të kaloj sa do jetë i zbatueshëm mbetet të shihet ta përmbajtja teknike e ligjit. Vullneti i qeverisë aktuale është̈ që ky ligj të vazhdoj tutje dhe ne presim që një ligj i tillë do ndodh. Aspektet kohore janë̈ çështja kryesore që ne e shohim si të domosdoshme të realizohet ky ligj. Tash është koha që kjo qeveri me vullnetin që e ka dhe sidomos me ato premtimet elektorale dhe historikun e tyre tregon se kjo është një qeveri që nuk do shkoj kjo qeveri pa miratimin e ligjit të tillë“, theksoi Hoxha.

Gjatë kësaj javë Ministria e Drejtësisë, koncept dokumentin e Ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme e ka dërguar në Qeveri të Kosovës, ku më pas i hapet rrugë hartimit tutje të këtij ligji.

Të ngjashme