Limaj: Është momenti jetik që të behën bashkë për mbrojtjen e këtyre vlerave kombëtare

 Limaj: Është momenti jetik që të behën bashkë për mbrojtjen e këtyre vlerave kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me klubet sportive dhe shoqatat rinore e kulturore nga komuna e Malishevës. Kryetari Limaj, gjatë këtij bashkëpunimi iu është drejtuar klubet sportive dhe shoqatat rinore e kulturore që është momenti jetik që të behën bashkë rreth projektit tonë për mbrojtjen e këtyre vlerave kombëtare.

 

Me poshtë postimi i tij i plotë:

Me kënaqësi sot zhvillova një bashkëbisedim me klubet sportive dhe shoqatat rinore e kulturore nga komuna e Malishevës, që janë pjesa më reprezentative e Malishevës, të cilët i urova nga zemra për sukseset e mëdha kudo që na kanë përfaqesuar.

Sot, sportistët në Malishevë kanë rezultate më të mira, sepse, Malisheva ka kushte shumë më të mira infrastrukturore në sport, të cilat janë bërë falë vullnetit për të investuar të qeverisë lokale dhe mbështetjes sonë nga qendra.

Malisheva falë kontributit të madh të shumë brezave, falë gjakut të atyre që sot nuk janë mes nesh e që kanë dhënë çdo gjë për këtë vend, kanë bërë qe sot jemi krenarë e jetojmë në një komunë me vlera. Prandaj, është moment jetik që të bëhemi bashkë rreth projektit tonë për mbrojtjen e këtyre vlerave kombëtare.

U jam mirënjohës për gatishmërinë e tyre për të qenë krah nesh dhe vizionit tonë socialdemokrat për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të ngjashme