LIVE: Betohet Joe Biden, zgjidhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

 LIVE: Betohet Joe Biden, zgjidhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Në prani të ftuarve Biden ngriti dorën e djathtë duke u betuar se do t’i shërbej vendit dhe të mbroj interesat nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm.

Biden njëherit është presidenti më i moshuar amerikan që është betuar në Capitol, si dhe ky është inaugurimi i 59-të në historinë amerikane.

Biden është shoqëruar tërë kohën nga bashkëshortja Jilly Biden, e cila është profesoreshë dhe që ka bërë të ditur se do të vazhdojë detyrën  ta ushtroj pavarësisht se tani është Zonja e Parë.

Në ceremoninë e betimit kanë marrë pjesë edhe ish-presidentët tjerë amerikanë si George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama.

 

Joe Biden dhe Kamala Harris mbërrijnë në Capitol, fillon ceremonia e inaugurimit

Në një atmosferë pothuajse e “shtetrrethimit” me masa të rrepta të sigurisë në Washington, pasardhësi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden sot do të bëjë betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Inaugurimi ka filluar në ora 16:00. Në ceremoninë e 59-të të inaugurimit, për dallim nga ceremonitë e mëparshme tradicional – do të ketë një numër të vogël të pranishmëve duke respektuar distancën fizike dhe maskat mbrojtëse – e në qytetin e mbyllur për shkak të pandemisë – janë stacionuar forca të shumta të Gardës Kombëtare dhe policë lokalë nga frika se mund të ketë eskalim të situatës.

I shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden, presidenti i ri ka mbërritur me limuzinë në vendin ku do të mbahet ceremonia solemne – Capitol. E pas tij është parë edhe zëvendëspresidentja e re Kamala Harris.

Në mesin e zyrtarëve që do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit janë Barack dhe Mishelle Obama, Bill dhe Hillary Clinton si dhe George Bush. Gjithashtu i ftuar është edhe Mike Pence po edhe disa republikanë tjerë.

Vetëm një orë më parë presidenti i ri i zgjedhur dhe zëvendëspresidentja kanë marrë pjesë në meshën e katedrales Saint Mathew, ku janë parë edhe Nancy Pelosi dhe zyrtarë tjerë të lartë.

Ceremonisë së betimit do të paraprijë lutja e priftit Lee J. O’Donovan, i afërm me familjen e Biden, ku më pas do të ketë një recitim të afro-amerikanes së parë do të jetë nga radhët e zjarrfikësve në Georgia dhe intonimi i himnit nga pop këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga.

Të ngjashme