Llapi transferon brazilianin Alef Firmino

Llapi e ka transferuar një sulmues brazilian për edicionin e ri.

Bëhet fjalë për Alef Firmino Dos Anjos, i cili iu bashkua nga ekipi kroat NK Dubrava Zagreb.

Ai ka nënshkruar me këtë skuadër një kontratë një vjeçare.

“Skuadra e Llapit ka arritur t’i siguroj shërbimet e sulmuesit të qendrës nga Sau Paulo i Brazilit, 23 vjeç, Alef Firmino Dos Anjos. Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas performancës së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues”.

“Ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrë e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20”.

“Gjatë vitit 2020 ai ishte shpallur sulmuesi më i mirë në Zagreb gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës NK Nasice.Ky transferim u bë i mundur me ndërmjetësim të menaxherit Arbenit Sinani”.

 

Të ngjashme