Adrola josh me këmbët në imazhet e fundit, jep një mesazh për jetën
Loredana merr vëmendjen me pozat në bikini nga pushimet në Dubai

Dy reperët e njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Dubai.
Së bashku me vajzën e tyre të vogël, Hanën, çifti i dikurshëm që thuhet se tashmë janë ribashkuar, po i shijojnë ditët e ngrohta që mbizotërojnë aktualisht edhe në këtë periudhë të vitit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ata kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe të ndryshme, nga momentet e këndshme që po shijojnë së bashku.
Ka qenë reperja Loredana Zefi ajo e cila ndër të tjerash ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaqet me bikini në plazhi ne Dubait.
Foto: Loredana/InstaStory
Ajo duket mjaft atraktive dhe në formë të mirë trupore, ndërsa ishte kombinuar edhe me një varëse në formë kryqi në qafën e saj.
Reperja me prejardhje nga Ferizaj ka vazhduar të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi të shumta, duke treguar relaksin që po e shijon gjatë këtyre ditëve.
Foto: Loredana/InstaStory
Foto: Loredana/InstaStory