Loriana mposhtet në gjysmëfinale, medaljen do ta kërkojë përmes ‘repechage’

 Loriana mposhtet në gjysmëfinale, medaljen do ta kërkojë përmes ‘repechage’

Loriana Kuka ka humbur mundësinë për medalje të artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Pragë. Xhudistja jonë është mundur në gjysmëfinale nga francezja, Madeleine Malonga, me Ippon.

Tani Kuka do të kërkojë medaljen e bronztë, përballë ‘repechage’.

Kundërshtarja e radhës e Kukës është xhudistja italiane Giorgia Stangherlin.

Të ngjashme