Më në fund: Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka dhënë detaje se çfarë i kishte thënë në vesh kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, në ditën kur nënshkruhej marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

 

Një foto që shihej Hyseni duke i folur në vesh Hotit kishte bërë bujë në rrjetet sociale dhe Hyseni tha se ‘kam qesh me shpirt me komentet’, derisa tregoi se çka i tha Hotit.

“Më duket ka qenë momenti adekuat kur unë mendoja që Hoti duhej t’i bënte një ftesë presidentit amerikan për vizitë në Kosovë dhe ia kam thënë këtë dhe e përcolli mesazhin pasi është kryer ceremonia”, tha Hyseni në ‘Klan Kosova’.

Ndryshe, fotografia në fjalë është njëra nga më të përfolurat në rrjete sociale, teksa me të ishin krijuar shumë batuta.

Të ngjashme