“Mirë se të gjeta babë”- Gold Ag shkon tek varri i të atit pas tre vitesh dhe i premton: Erdha të tregoj se …

Gold Ag ka vizituar ditën e sotme varrin e babait të tij në Preshevë pas tre vitesh mungesë.
Teksa i drejtohet të atit, reperi i kërkon falje “që i mungoi për 3 vite”, por thekson se lutjet për të zemra e tij “nuk i ndal nga çdo skaj i botës”.
Ai shprehet se arsyeja e vizitës së varrit të babait është për ti treguar se është bërë gjysh, ndërsa i premton se Guerrilit do i mësojë traditat, me të cilat i ati e rriti atë vetë.
“Mirë se t’gjeta babë ❤️ M’fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës.
Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua. Shpejt do t’vimë edhe bashk’ babë. Ah Preshevë era që nuk e ndjeva askund 😢”- shkroi Gold Ag në një postim në Instagram, ku ndau një foto me ndjekësit nga varri i të atit.