Motrat Mustafa lansojnë këngën “Nusja”

 Motrat Mustafa lansojnë këngën “Nusja”

Motrat Mustafa sollën projektin e ri muzikor. Ashtu sikurse shumë prej emrave të njohur të estradës, edhe Motrat Mustafa janë mobilizuar për projektet e fundvitit.

Ato sapo kanë publikuar këngën “Nusja”, e cila vjen plot ritëm dhe siç e thotë edhe titulli, iu kushtohet nuseve.

Sahidja dhe Safetja edhe kësaj radhe dukeshin në formë të mirë, teksa këngën e interpretuan me zë unik.

Kujtojmë se projekti në fjalë pason këngën “Çka ka gurbetqari”, e cila u publikua një muaj më parë.

Të ngjashme