Mozzik po sjell duet me Azetin?

 Mozzik po sjell duet me Azetin?

Duket se dyshja e famshme kanë bashkuar forcat për një duet.

Muaj më parë, reperi Mozzik kishte premtuar se kjo verë do të jetë e tij dhe duket se ashtu do të dalë.

Kjo ngase, reperi ka publikuar disa projekte muzikore, të cilat menjëherë janë shndërruar në hite dhe pritet që shumë shpejt ta publikojë edhe albumin e ri.

Përmes një postimi në Instagram, ai u shfaq në një studio muzikore, kurse etiketoi repeirn Azet, duke lënë të kuptohet se po bashkëpunon me të.

Megjithatë, e vërteta mbetet të kuptohet në vazhdim, por nëse këta dy artistë bëhen bashkë në një duet atëherë suksesi është i garantuar.

Të ngjashme