Mrekullitë që ndodhin me trupin tuaj nëse hani dy banane në ditë për një muaj

 Mrekullitë që ndodhin me trupin tuaj nëse hani dy banane në ditë për një muaj

Sipas shkencëtarëve dhe nutricionistëve, bananja ka pëbërës tërësisht natyral dhe kjo është arsyeja përse pëlqehet aq shumë në viset tropikale.

Sipas nutricionistëve, nëse konsumoni dy banane në ditë për një muaj rresht, gjendja juaj shëndetësore do të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme.

Sasia e natriumit në banane është mjaft e ulët, teksa sasia e kaliumit është e lartë, kështu që kjo e bën këtë frut të shkëlqyeshëm për presionin e gjakut dhe rregullimin e shëndetit të zemrës. Shkencëtarët kanë zbuluar se duke konsumuar banane çdo ditë, ju zvogëloni rrezikun e sulmit në zemër deri në 40 përqind.

Banana bën mrekulli tek njerëzit që kanë probleme me sistemin e tretjes, si kapsllëku për shembull. Bananet janë të pasura me fibra dhe kjo është arsyeja pse ato janë të shkëlqyera për zgjidhjen e shpejtë të problemeve me zorrët.

Ndër të tjera, në rast se trupit tuaj i mungon hekuri, bananet janë një mundësi e shkëlqyeshme për ta shtuar prezencën e mineralit në organizëm.

Studiuesit kanë zbuluar se studentët që konsumojnë një banane për mëngjes, ose pas drekës kanë një nivel dukshëm më të lartë të përqendrimit sesa të tjerët.

Të ngjashme