Në kohë pandemie, dasëm në Gjakovë – arrestohet kryefamiljari

 Në kohë pandemie, dasëm në Gjakovë – arrestohet kryefamiljari

Një person është arrestuar pasi në oborrin e shtëpisë së tij ka organizuar aheng familjar (dasëm).

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 në fshatin Rogovë, Gjakovë.

Siç thuhet në raport, në ahengun familjar kanë qenë të pranishëm rreth 50 persona.

Tutje në raport thuhet se pasi ahengu ishte ndërprerë, dasmorët janë shpërndarë ndërsa familjari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në oborrin e shtëpisë ka organizuar aheng familjar (dasëm), ku kanë qenë të pranishëm rreth 50 persona. Pasi ahengu ishte ndërprerë, dasmoret janë shpërndarë – ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme