Nga e hëna hapen të gjitha fluturimet në Aeroportin e Rinasit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 22 qershor 2020, do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas itinerareve që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.

Përgjatë javës që fillon në datë 22 qershor 2020, për itineraret e aktivizuara, shoqëritë ajrore duhet të marrin masa e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Të ngjashme