Nga përmirësimi i shikimit deri tek ulja e shanseve për kancer, ja shtatë arsye pse duhet të përfshijmë më shumë qepë në jetën tonë

Qepët, pavarësisht se janë një nga përbërësit më themelorë në kuzhinë, janë të pasura me vitamina dhe kanë përfitime të mëdha shëndetësore. Në të vërtetë, vetitë e tyre janë shumë më efektive nëse i hani të gjalla, por nëse gatuhen, ende do të përfitoni.

“Bright Side” tregon çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse filloni të konsumoni më shumë qepë.

  1. Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të frymëmarrjes.

qepet (8)

Falë flavonoideve, ngrënia e qepëve mund të ketë një efekt relaksues në muskujt e rrugëve të frymëmarrjes, gjë që mund të ndihmojë njerëzit me astmë të marrin frymë më lehtë. Qepa ndihmon të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë të marrin frymë më lirisht gjithashtu.

  1. Mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit.

qepet (3)

Rreziku i kancerit të zorrës së trashë është 79% më i ulët tek ata që hanë rregullisht qepë. Ato janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e formimit të kancerit.

Sipas analizës së disa studimeve, njerëzit me një dietë të pasur me alium kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë kancer të stomakut dhe zorrës së trashë. Qepët përmbajnë gjithashtu një përbërje të quajtur organo-sulfur , e cila i kundërvihet rritjes së tumorit.

  1. Rrit nivelet e testosteronit.

qepet (5)

Studiuesit zbuluan se qepa dhe lëngu i qepës mund të rrisin prodhimin e testosteronit tek burrat. Testosteroni është një hormon i rëndësishëm për burrat pasi është përgjegjës për masën e kockave dhe muskujve, forcën, shpërndarjen e dhjamit dhe krijimin e qelizave të kuqe të gjakut.

  1. Lehtëson simptomat e menopauzës.

qepet (1)

Qepët mund ta bëjnë fjalën e tmerrshme “menopauzë”, në disa aspekte më pak të tmerrshme. Ngrënia e qepëve mund të ketë një ndikim pozitiv në dendësinë tonë të kockave kur arrijmë të pesëdhjetat, tregon një studim. Meqenëse qepët janë një burim i mirë i kalciumit, ato ulin rrezikun e frakturave të kockave me më shumë se 20%!

  1. Flokët dhe lëkura juaj do të jenë më të shëndetshme.

qepet (6)

Qepët janë një minierë ari kur bëhet fjalë për të patur një lëkurë të përsosur. Vitamina C është e nevojshme për të hequr qafe pigmentimin dhe për t’ju mbrojtur nga rrezet ultra violet. Ajo kontribuon në mirëmbajtjen e përgjithshme të lëkurës dhe të flokëve. Dhe për shkak të vetive të tyre antibakteriale, qepët gjithashtu mund të ndihmojnë për të mbajtur zbokthin dhe morrat larg flokëve tuaj.

qepet (7)

Qepët ndihmojnë në luftën kundër plakjes së lëkurës, sepse acidi i tyre folik ndihmon në luftimin e rrudhave të frikshme dhe vijave të holla.

  1. Ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

qepet (2)

Ngrënia e qepëve, për ata që kanë lloje të caktuara të diabetit , çon në performancë më të mirë të mëlçisë. Qepa mund të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak në të gjithë trupin, si dhe mund të ndikojë në rritjen e nivelit të insulinës.

  1. Mban shikimin të mprehtë.

qepet (4)

Qepët janë të mbushura me vitamina A dhe C, një recetë për shikim të shkëlqyeshëm. Vitamina C ul rrezikun e zhvillimit të problemeve të syve. Qepa gjithashtu parandalon mjegullimin e kornesë dhe mund të jetë një ilaç i mundshëm për infeksionet e syve, të tilla si blefariti dhe konjuktiviti.

Të ngjashme