Oriola Marashi po shijon lidhjen me Eros Grezdën, përkundër aludimeve se janë ndarë

 Oriola Marashi po shijon lidhjen me Eros Grezdën, përkundër aludimeve se janë ndarë

Modelja e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi, prej disa muajsh ka qenë e izoluar në Kroaci me të dashurin e saj, futbollistin Eros Grezda.

Dyshja theksuan se kanë kaluar një periudhë të mirë karantine, të cilët njëherësh po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre edhe në ditët e sotme.

Kjo erdhi pas pak ditësh kur në faqet rozë qarkulluan disa lajme se dyshja janë ndarë pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda (Foto: Instagram)

Megjithatë, me një nga postimet e fundit që ka ndarë modelja e “Guess” konfirmon se akoma është në një romancë dashurie me futbollistin e njohur.

Edhe pse ia ka mbuluar fytyrën, Oriola shfaqet në përqafimin e tij dhe i njëjti vërehet mjaft mirë nga mbrapa – pasi me të njëjtën këmishë ka pozuar në Instagramin e tij.

Me këtë çifti dëshmojnë se ende ruajnë raporte të mira dhe janë në çdo moment së bashku.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda (Foto: Instagram)

Ndërkohë, në këto ditë të nxehta vere imazhet provokuese nuk po mungojnë nga modelja Marashi.

Të ngjashme