Pas “Dancing With The Devil”, Beatrix Ramosaj nis punën për një këngë të re

Në fund të vitit që lamë pas bëri rikthimin në skenë pas një periudhe të gjatë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila pas suksesit të “Dancing With The Devil” ka nisur punën për një tjetër projekt.

Këtë artistja e ka bërë të ditur nëpërmjet një InstaStory në të cilën ka shkruar: “Së shpejti”.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Ajo nuk ka zbuluar shumë mbi këtë projekt, kështu që mesa duket gjithçka do të jetë surprizë deri në momentin e fundit.

Sido që të jetë, kënga rikthyese u prit shumë mirë dhe ishte shpërndarë gjithandej për shkak të vokalit unik që ka 26 vjeçarja.

 

“Dancing With The Devil” deri më tani ka grumbulluar afro 100 mijë klikime në platformën YouTube.

Krahas muzikës, Beatrix këto vitet e fundit ka qenë e përfshirë tejet shumë edhe në fushën e modelingut.

Të ngjashme