Pse mund të jeni më mirë beqar sesa në dashuri?

Shoqëria ka shumë stereotipe dhe paragjykime për dashurinë. Si rezultat, njerëzit shpesh ndihen nën presion për të qëndruar në një lidhje, edhe nëse nuk janë të kënaqur me të, dhe ndihen fajtorë për beqarët.

Por mos harroni se mund të jeni beqar, por jo të vetmuar. Të jesh në një marrëdhënie të përkushtuar me veten në të vërtetë ka shumë përfitime.

1. Gjykoheni shpesh se jeni beqarë
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit i vlerësojnë më negativisht burrat dhe gratë beqare. Beqarët përballen me lloje të ndryshme të diskriminimit. Kështu që herën tjetër kur dikush ju pyet se kur do të gjeni partnerin tuaj, ata në të vërtetë po mundohen të ndërhyjnë në privatësinë tuaj.

2. Më mirë është të mësoheni së pari të silleni mirë me veten
Sado që të përpiqeni, nëse nuk e doni veten nuk mund të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme. Nuk është një befasi që shkencëtarët paralajmërojnë se partnerët që janë të vetë-mëshirshëm janë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre. Vetë-mëshira do të thotë që të jesh i mirë dhe i kujdesshëm ndaj vetvetes. Përkundrazi, njerëzit që janë në konflikt me veten e tyre priren të jenë kontrollues, dominues dhe gjykues.

 

3. Ju mund të zhvilloheni më shumë si individ
Beqarët kanë kohë më shumë për të menduar për veten e tyre. Ata mund të provojnë hobi të ndryshëm, të arrijnë ëndrrat e tyre më të çmendura ose të ndjekin karrierën e tyre. Ndërsa është e qartë se burrat e martuar fitojnë më shumë sesa burrat beqarë. Gratë beqare kanë dy herë më shumë gjasa të kenë një shtëpi, sesa burrat beqarë.

4. Beqarët kanë marrëdhënie super të forta
Ekziston një stereotip që njerëzit beqarë vuajnë nga vetmia, por kjo është e gabuar. Fakti që nuk jeni në lidhje me askënd do të thotë që ka më shumë të gjasa të keni lidhje më të forta me familjen dhe miqtë tuaj. Beqarët kanë më shumë gjasa të shoqërohen me të tjerët, ata ofrojnë dhe marrin ndihmë nga familja dhe njerëzit e tjerë.

5. Ndjekja e dashurisë mund ta bëjë jetën tuaj të mjerueshme
Kjo dëshirë ju bën që vazhdimisht të filloni dhe ta ndjekni një person me synimin që do ta keni partner apo partnere. Për fat të keq, ndonjëherë kjo do të thotë t’i keni të ulëta prishtmëritë ose të hiqni dorë nga një person që mund jetë një partner i duhur për ju. Dashuria mund të krijojë varësi dhe në fund mund të përfundoni duke kërcyer nga zemra në zemër për ta kërkuar një shok apo shoqe për shpirtin tuaj.

6. Të qenit beqar do ju bëjë më të shëndetshëm dhe më të mirë
Beqarët kanë më shumë të gjasa të kenë një indeks më të shëndetshëm BMI, i cili çon në një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe më pak gjendje kronike, shkruan Bright Side, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme