PSG mund të shënojë gola për kokërr të qejfit

Ish-lojtari i Real Madridit, Nuri Shahin, është shprehur optimist për gjysmëfinalen tjetër duke thënë se Parisi ka mundësi të shënojë me shumë lehtësi.

Mirëpo, mesfushori turk beson se “Citizens” janë ende favorit për të fituar.

Sidoqoftë, ai është i bindur që PSG-ja e ka fuqinë e zjarrit për të bërë një surprizë në Etihad Stadium të martën në mbrëmje.

“Ne po flasim për Paris Saint-Germain dhe të gjithë e dinë, jam i sigurt se edhe Pep Guardiola e di, se kjo skuadër mund të shënojë gola për kokërr të qejfit”, tha Shahin.

Ai kujtoi kohërat kur kishte luajtur kundër Mbappes dhe thotë se nga dyshja Mbappe – Neymar mund të pritet gjithçka.

“Kur keni Neymar dhe [Kylian] Mbappe gjithçka mund të ndodhë. Kam luajtur kundër Mbappe kur ai ishte 17 vjeç në Monaco. Ai ishte i pabesueshëm. Ai më kujtoi menjëherë Thierry Henry”.

Ish-lojtari i Real Madridit pati vetëm lëvdata për yllin francez.

“Ai është një lojtar shumë, shumë i mirë, një kënaqësi për ta parë. Më pëlqen ajo që po bën dhe gjithashtu më pëlqen personaliteti i tij – në një farë mënyre ai është i përulur, por në një mënyrë tjetër ai është arrogant,  dhe e dini pse?  Sepse potenciali i tij është i çmendur ”.

Në ora 21:00 sonte do të përballen Manchester City dhe Paris SG. Rezultati në ndeshjen e parë ishte 1:2 në favor të Mnachester City.

Të ngjashme