Receta e ditës – Mollë të Karamelizuara me Arra

 Receta e ditës – Mollë të Karamelizuara me Arra

Mjafton që të ndiqni me kujdes përgatitjen e thjeshtë që të keni një rezultat të shkëlqyer.

 

Ndonjëherë kërkojmë për ëmbëlsira të shpjeta dhe të thjeshta, madje edhe që të mos na lodhin me shumë përbërës, shkruan “AgroWeb”.

Provoni mollët e karamelizuara me arra korkante, transmeton lajmi.net.

Duke qenë se kjo ëmbëlsirë jep edhe shijen vjeshtore, i përket plotësisht kohës së tanishme. Mund t’i shijoni sa herë që të dëshironi për t’i dhënë frutit plot vlera e të shëndetshëm një pamje krejtësisht tjetër.

Mjafton që të ndiqni me kujdes përgatitjen e thjeshtë që AgroWeb.org jua ka sjellë mëposhtë dhe ta shijoni me të afërmit tuaj. Nëse dëshironi sigurisht që mund ta shoqëroni edhe me akullore apo pana të rrahur ëmbëlsirash, por edhe në thjeshtësinë e saj ka një shije të mrekullueshme.

Përbërësit:

1 lugë gjelle gjalpë

4 mollë

5 lugë gjelle sheqer

1/ 2 lugë kafe niseshte

1 lugë kafe kanellë

100 gr arra

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët dhe më pas i presim ato në kubikë me brinjë 1 cm. Në një tigan të thellë vendosim 1 lugë gjelle gjalpë dhe me të shkrirë gjalpi shtojmë mollët dhe i kaurdisim ato deri sa të fillojmë të zverdhur pak rreth 5 minuta.

Shtojmë sheqerin, niseshtenë dhe vazhdojmë përzierjen e tyre deri sa mollët të zbuten duke i vendosur herë pas here kapakun, vazhdojmë kështu për 10 minuta. Shtojmë kanellë e përziejmë së bashku dhe më pas e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

E shërbejmë duke vendosur mollët e karamelizuara duke i shtuar në fund arra të copëtuara.

Të ngjashme