Rina Balaj mahnit me dukjen e re, teksa vë në dukje fizikun e formësuar

Artistja e njohur, Rina Balaj, tashmë është bërë edhe më e dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi bukuroshja është parë me disa paraqitje të ndryshme, të cilat po pëlqehen nga ndjekësit e saj.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur me një dukje të re.

 

Rina zgjodhi që flokët e kuqe t’i bëjë gërsheta teksa pozonte atraktive para kamerës.

E veshur me një veshje të thjeshtë, këngëtarja në rend të parë kishte vënë tipare e bujshme trupore.

 

Imazhet e saj ishin realizuar në një fushë të basketbollit, kurse për shkak të shiut kishte mbajtur edhe një çandër.

“Bad Rosita” ndër të tjera është kënga e fundit nga ajo, që mori miliona klikime në kanalin YouTube.

Të ngjashme